Edhe pse emri i tij nuk është ai i një artisti të madh shqiptar, Kristi Karkanaqe mbetet një nga muzikantët më të mirë në Shqipëri. Këngëtari shqiptar, i cili e ka nisur nga rruga, e më vonë u bë pjesë edhe e një formati muzikor në televizionin shqiptar, ku u bë edhe më i njohur, ‘C’est la vie’ vijon rrugëtimin e tij në muzikë.

Ai ka sjellë disa këngë për publikun shqiptar, që edhe pse jo aq shumë të klikuara, mbeten sërish mjaft të dëgjuara. Prej vitesh, Kristi Karkanaqe është edhe i martuar, teksa së fundmi ka bërë edhe një veprim publik që meriton mjaft duartrokitje. Këngëtari shqiptar ishte i ftuar në emisionin ‘Jeto me Orën’ në RTV Ora me Ana Kallakun, ku rrëfeu se kohët e fundit ka qenë shumë i fokusuar te muzika.

Kristi tregoi se ka qenë në një dilemë të madhe mes të kaluarit kohë me familjen apo muzikën, teksa i etiketoi gruan dhe muzikën si dy partneret e tij më të mëdha të jetës. Teksa shihte foton e gruas në ekran, ai i kërkoi falje dhe i shprehu hapur dashurinë, duke i premtuar edhe se do ta rregullojë.

‘Mes muzikës dhe familjes, këto kohë kam qenë në dilemë shumë të madhe. Po më merr shumë kohë dhe më duhet ndonjëherë të zgjedh dhe ta prish punën dhe me bashkëshorten. Mendoj se janë dy partneret e mia më të mëdha të jetës dhe secila do kohën e vet. I kërkoj falje meqë jemi live, e dua shumë. Do ta rregulloj‘ – u shpreh Kristi Karkanaqe live në emision.