Emisioni ‘D-Night’ me Dajana Shabanin në RTV Ora është kthyer në një nga programet më të ndjekur e ku të ftuarit rrëfejnë shumë gjëra të pathëna më parë. I ftuar së fundmi në këtë emision ishte një nga personazhet më të bujshëm në Shqipëri, që në fakt është kthyer edhe në një nga njerëzit më të komentuar prej disa vitesh edhe në rrjetet sociale, Avokati i njohur shqiptar, Spartak Ngjela.

Ai foli për shumëçka në programin e drejtuar nga Dajana Shabani, teksa në një moment, teksa po fliste për eksperiencat e tij me vajzat, ai rrëfeu edhe një dedikim tejet të veçantë që i kishte bërë njërës, që duket se e bëri ‘xheloze’ Dajanën. Shumë seriozisht, avokati zbuloi edhe fjalinë që i kishte thënë vajzës, ndërsa moderatorja u ‘mërzit’ pasi nuk ndihej më e veçantë pas kësaj deklarate.

Njërës i kam thënë: Me sytë e tu unë mund të pi dy shishe verë’ – deklaroi avokati në studio, teksa kjo gjë nuk i pëlqeu aspak Dajanës, e cila me shaka iu kthye: Tani më bërë xheloze, sepse e përdorke.. jo, nuk e pranoj unë këtë. E përdorke këtë që me sytë e vajzave pike shumë gjëra. Tani unë nuk ndihem më e veçantë. E përgjigja e avokat Ngjelës kundrejt Dajanës ishte gjithashtu epike

‘Me kafe nuk i kam thënë askujt’ – u përgjigj Spartak Ngjela, i cili në fakt njihet për deklaratat e tij të bujshme e plot shaka që bëhen gjithnjë lajme e meme në rrjete sociale.