Pashkët kanë qenë një festë e hidhur për pilotin e Ferrarit, Charles Leclerc. Ai ka qenë viktimë e një vjedhje në zonën e Viareggio, në Itali. Atij i është marrë nga pulsi i dorës një orë të personalizuar e markës “Richard Mille”, ku ishin është ngjyrat e flamurit të Monakos, vendlindja e Leclerc.

Një orë e tijllë e personalizuar, një vit më parë u shit në ankand me vlerën e 2 milionë eurove. Sipas mediave italiane, piloti ndodhej në Viareggio bashkë me trajnerin e tij personal Andrea Ferrari. Ai është ftuar nga disa persona për një foto, që më pas i kanë marrë orën nga dura dhe janë larguar me vrap.

Piloti dhe trajneri kanë lajmëruar karabinierët, që kanë mbërritur dhe kanë nisur hetimet për këtë ngjarje. Lajmin e konfirmoi në rrjetet sociale vetë trajneri i Leclerc, që tha se një ngjarje e tillë e shqetësuar ka mërzitur pilotin. Monogasku kryeson renditjen për pilotë në Formula 1 këtë sezon, me dy fitore.