I kritikuar per paraqitjet e tij jo në nivelet që pritet, Nicolo Barella sot në San Siro ka shënuar një gol spektakolar “vole”, pra direkt me topin ne ajër pas krosimit të bukur nga Hakan Calhanoglu.

Një gol vërtet për t’u shijuar ai nga mesfushori zikaltër, teksa Interi në pjesën e parë ka shënuar në total 2 gola pasi nisi ndeshja me avantazhin nga Correa, pasi perfitoi nga nje top i kthyer nga portieri te gjuajtja e Dzekos.

Të shtunën luhet derbi ndaj Milanit dhe më pas do të jetë radha e Champions League, ku Interi ka në grup Bayern, Barcelona dhe Viktoria Plzen. Pikërisht ndaj kampionëve të Gjermanisë do të jetë edhe ndeshja e parë për zikaltërit…

VIDEO