Ka kaluar një muaj e gjysmë nga ai aksident i frikshëm në garën e Bahrein në Formula 1, kur makina Haas e Romain Grosjean u nda në mes dhe përfundoi në flakë. Pas 28 sekondash mes flakëve, piloti francez doli nga makina e tij si “Terminatori”, për fat pa dëmtime të rënda.

Vetëm duart kishin pësuar dëmtime të lehta dhe gjatë kësaj periudhe, pas një operacioni, ato kanë qenë të fashuara. Ish-piloti (aktualisht Grosjean nuk ka një kontratë) ka hequr fashon që ka patur në duart e dëmtuara. Më pas, ai ka publikuar një foto të gjendjes së duarve.

Në dorën e majtë duken ende shenjat e atij aksidenti të frikshëm, por për fat të mirë gjendja është në përmirësim. Një lajm i mirë që i jep shpresë Grosjean të rikthehet në garojë një ditë. Pas aksidentit, piloti nuk mori pjesë në dy garat e fundit sezonale të vitit të kaluar.