Nuk do të ketë Fulham për Justin Kluivert. Holandezi i Roma-s duhej të transferohej te skuadra e Premier League, me klubet që kanë rënë dakord për huazimin dhe detyrimin e blerjes për rreth 9.5 milionë euro.
Megjithatë, sipas Sky Sports UK, operacioni ka dështuar në momentet e fundi dhe jo për shkak të një mosmarrëveshje mes palëve, por për aryse burokratike.
Lojtari nuk ka përmbushur kriteret për të marrë lejen e punës në Angli. Futbollisti pritej të zbarkonte këtë të mërkurë në Londër për vizitat mjekësore.
Kështu, Mourinho, me përjashtim të ndonjë surprizë, do të ketë në ekip një lojtar që tashmë konsiderohet jashtë projektit sportiv të klubit verdhekuq.