Kjo e shtunë do të jetë më e nxehtë se një ditë më parë. I gjithë territori shqiptar do të dominohet nga kthjellimet dhe masat e nxehta ajorore, teksa sipas MeteoAlb, vranësirat priten të shfaqen në zonat malore gjatë mesditës dhe pasdite.

Temperaturat do të rriten sot krahasuar me një ditë më parë, duke luhatur vlerat nga 18°C deri në 40°C, ndërsa era do të fryjë me shpejtësi mesatare 38 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor, e si pasojë do të krijohet dallgëzim deri në 3 ballë në brigjet detare.

Sa i përket temperaturave në Kosovë, thuajse i gjithë territori do të jetë nën kushtet e një moti të kthjellët.

Edhe Maqedonia e Veriut do të dominohet nga moti i mirë dhe pa reshje shiu gjatë gjithë ditës