Edhe nga hapësira mund të vihet re i nxehti ekstrem që po regjistrohet në të gjithë botën. Agjencia hapësinore europiane, në bashkëpunim me NASA-n, ka arritur të “fotografojë” temperaturën e tokës të qyteteve të mëdha.

Rezultati është i dukshëm: 18 qershorin e kaluar, e gjithë sipërfaqja e Milanos ishte e kuqe ose portokalli, ngjyra që sinjalizojnë temperatura mbi 40 gradë. I njëjti skenar në Paris dhe Pragë.

Analiza – Esa ka shpjeguar se “për ata që gjenden në qytet, i nxehti shpërndahet më ngadalë”, duke krijuar “ishuj urbane të të nxhetit që                                e bëjnë jetën e përditshme më të lodhshme”.

Duke komentuar imazhet, Agjencia ka pohuar se ka “frikë se këto  temperaturat ekstreme të fillimit të sezonit janë vetëm një shije e asaj që mund të kthehet shumë shpejt në normalitet”.

Instrumenti Ecostress – Imazhet janë realizuar nga Ecostress, një instrument i instaluar në Stacionin hapësinor dhe në pronëst të Jet Propulsory Laboratory të NASA-s.

Është një teknologji shumë e rëndësishme për Esa-n, sepse po ofron një ndihmë të madhe në zhvillimin e një sateliti Sentinel në kuadër të projektit Copernicus.

Copernicus – Siç thuhet në faqen zyrtare, ky është një program vëzhgimi hapësinor i krijuar nga Bashkimi Evropian, që synon monitorimin e gjendjes shëndetësore të planetit tonë dhe mjedisit të tij.

Copernicus përdor sasi të mëdha të të dhënave globale nga satelitët dhe nga sistemet e matjes së tokës, ajrit dhe detit, duke ofruar informacion të dobishëm për autoritetet publike dhe organizatat ndërkombëtare për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve evropianë.

Siç shpjegon Esa, sateliti i ri Sentinel do të sigurojë “matjet sistematike të temperaturës së sipërfaqes së Tokës” dhe premton të jetë “një ikë kthese” për “planifikuesit urbanë dhe fermerët”.