Goditja nga dielli është diçka serioze. Në fakt, disa shkencëtarë kanë ngritur pyetjen të cilët theksojnë se si temperaturat e larta kanë një korrelacion me stresin, kujtesën dhe aftësinë për t’u përqendruar.

Trupi ynë, në këto javë me vapë përvëluese, po vuan një sërë vështirësish që nuk do të kishin të bënin vetëm me presionin, djersitjen dhe ndjenjën e lodhjes.

Në fakt, nga Universiteti i Oksfordit, ekspertët theksojnë se si valët e të nxehtit kanë një ndikim negativ në aftësitë njohëse dhe tek humori.

Kur tejkalohet 25 ° C, truri ynë fillon të hyjë në një gjendje stresi. Kështu, kryerja e detyrave më të sofistikuara mund të bëhet e vështirë.

Nëse kësaj i shtohet edhe dehidrimi, situata mund të bëhet edhe më komplekse pasi sinjalet nervore bëhen më pak efektive.

Dhe psikologët janë të shqetësuar edhe për rrezikun e vetëvrasjes dhe vetëdëmtimit, akte, incidenca e të cilave rritet ndjeshëm kur temperatura e jashtme rritet.

Përgjegjës për rregullimin e gjendjes termike të trupit është hipotalamusi i cili kur regjistron ndryshimet në lëkurë, dërgon sinjalet përkatëse që stabilizojnë temperaturën e brendshme. Nga këto varen edhe funksione të tjera jetësore, si vëllimi i rrjedhjes së gjakut dhe stimulimi i etjes.

Natyrisht, që ky komunikim të ndodhë, nevojitet energji dhe kur hipotalamusi i nënshtrohet shumë streseve termike nga jashtë, ai ‘drejton’ energjitë e nevojshme për funksionet komplekse të trurit (kujtesa dhe përqendrimi) drejt atyre thelbësore për mbijetesën. Prej këtu vjen rënia në aftësitë njohëse.

U tha gjithashtu për paqëndrueshmërinë e humorit, e lidhur me rënien e serotoninës së ‘çaktivizuar’ nga rritja e disa proteinave.

Kombinuar me rritjen e kortizolit, hormonit të stresit, ne kuptojmë se si nxehtësia mund të shkaktojë situata që na bëjnë të ndihemi keq që mund të çojë në sjellje agresive.