I nxehti afrikan do të vijojë edhe përgjatë ditës së sotme, duke kapur temperature shumë të larta.

Gjysma e parë e ditës do të dominohet nga orët me diell në të gjithë vendin tonë, ndërsa në pjesën e dytë të ditës do të ketë vranësira që do të jenë më të dukshme në zonat malore, por nuk do të ketë reshje shiu. Edhe gjatë mbrëmjes dhe natës, vranësirat kalimtare do të jenë prezente dhe të fokusuara në Verilindje të territorit.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 41°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Perëndimor – veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Kosova do të mbetet në mbizotërimin e valëve të të nxehtit Afrikan, duke bërë që vendi të përjetojë temperatura ekstremisht të larta deri në 37°C.

Edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet nga temperatura shumë të larta ku maksimumi do të arrijë edhe në 39°C në orët e mesditës në qytetin e Shkupit.

Rajoni dhe Evropa – Mbeten me vranësira të shpeshta dhe rrebeshe shiu të shoqëruara me mini stuhi ere pjesërisht Qëndra e kontinentit dhe Ishujt Britanik. Gjithashtu me vranësira të shumta dhe reshje shiu do të jetë dhe gadishulli Skandinav. Ndërsa në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike do të jetë Europa Lindore dhe Jugore.