Teksa jemi në pikun e verës, muaji korrik i këtij viti duket se do të jetë shumë i nxehtë, me temperaturat që sa vijnë e bëhen më të larta. Këto temperatura janë më të papërballueshme sidomos për fëmijët dhe moshat e treta. Por vapa e madhe është tepër e rrezikshme sidomos për njerëzit që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare, prandaj duhet bërë shumë kujdes.

Por sa është kufiri i temperaturës që mund të përballojë trupi i njeriut?

Sipas një studimi të fundit, njeriu mund të durojë temperaturat 31 gradë C në 100% lagështi ose 38 gradë Celsius në 60% lagështi. Por krahasuar me studimin e vitit 2010, kjo shkon nga 35°C në 100% lagështi, në 31°C. Dhe për 60% lagështi, nuk është më 45°C, por 38°C që është kufiri i trupit të njeriut.

Por, përtej lidhjeve temperaturë – lagështi, mekanizmat e rregullimit të temperaturës nuk funksionojnë më në mënyrë perfekte dhe ekspozimi në këto temperatura nuk duhet të zgjasë shumë. E gjitha na vihet në pah nga hipotalamosi, i vendosur në zemër të trurit të njeriut. Hipotalamusi shërben si rregullator për shumë funksione, edhe për temperaturën e trupit.

Kur hipotalamusi, i njohur edhe si termostati natyral zbulon ngrohjen e brendshme të trupit, ai shkakton veprime rregullatore.

Për këtë arsye, duhet të konsumoni shumë ujë gjatë ditës, pasi i humbisni përmes djersitjes. Gjithashtu, rritet edhe qarkullimi i gjakut në lëkurë, që lejon që nxehtësia të evakuohet nga rrezatimi përmes lëkurës. Në këtë mënyrë zemra e njeriut duhet të pompojë më shumë dhe më fort për të lejuar këtë rritje të rrjedhës së gjakut.