“Ky punonjës i Dineyland ka prishur ditën më të bukur të jetës së mikut tim më të mirë”.
Një video që është bërë virale në Reddit tregon një punonjës të parkut të njohur të lojërave në Paris që ndërpret një propozim martese para kështjellës së të Bukurës të fjetur në pyll.
Filmimi tregon një burrë që merr përdore të fejuarën, ulet në gjunjë dhe nxjerr unazën. Në atë pikë, punonjësi ka ndërhyrë mes të dyve, ia heq unazën nga dora burrit (i cili nuk e kupton çfarë po ndodh) dhe i thotë çiftit të zrbesë.
“Ka thënë po”, dëgjohet të thuhet. “Shumë mirë, por më mirë nëse e thotë këtu poshtë”, është përgjigjur punonjësi.
Nga komentet e bëra në Reddit kuptohet se në të vërtetë i fejuari fatkeq e kishte marrë lejen për të qëndruar në atë platformë.
“Na vjen me të vërtetë keq për atë që ka ndodhur”, ka thënë një zëdhënësi i Disney në Newsweek, “i kemi kërkuar falje çiftit dhe i kemi propozuar që ta bëjnë përsëri”. Pa ndërprerje këtë herë.