Mariglen Imeri dhe Jonilda Manuka janë një çift nga Bulqiza. Dyshja janë bërë të njohur në rrjetet sociale, pasi Marigleni i propozoi përmes një surprize Jonildës në shkollën e saj ku jep mësim. Të ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Marigleni dhe Jonilda treguan historinë e tyre të dashurisë, që nga njohja deri në detajet e propozimet.

Marigleni tregoi se për të gjithë këtë surprizë e ndihmoi motra e Jonildës, që kjo e fundit të mos kuptonte asgjë. “Ishte pak sakrificë në mbledhjen e detajeve se psh trëndafilat ishin të kuq dhe blu, ashtu sic Jonilda i pëlqente. Gjatë lidhjes tonë unë i kam pas thënë që diçka do ta bëj, një propozim po. Jonilda më thoshte nuk do ta bësh, unë i thoja po.

Mora ndihmë edhe nga kunata, e cila më ka ndihmuar me shumë detaje të fotove se kishim edhe fotograf. Kot nuk thonë, që armikun e ke nga brenda. Ishte një moment që po merresha me propozimin, Jonilda më dërgon një mesazh ku je, unë i them jam në punë, të marr për 5 minuta. Më pas, ndërkohë që po vinte jashtë, më shkruante sërish ‘humbe’”, rrëfeu Marigleni.

Teksa Jonilda, shtoi: “Njihemi prej 4 vitesh. Marigleni ishte instruktori i një kursi biznesi ku unë shkoja aty. E kuptova rëndësinë kur mbaroi kursi…”

“Mesazhet filluan me një pyetje në lidhje me certifikimin e kursit dhe vazhduan bisedat njëra pas tjetrës. Patëm një lloj tërheqje. E lamë që do njiheshim fillimisht, më pas u takuam pas një periudhe relativisht të gjatë, pas 2 muajsh”, shtoi Marigleni.