Moderatorja e njohur televizive, si dhe ish-konkurrentja e Big Brother Vip, Einxhel Shkira ka reaguar pas fotos që u publikua në rrjetet sociale, ku ajo ishte duke ecur me partnerin e saj Dj Dagz, në rrugët e Tiranë.
Einxhel shihej me një bluzë të bardhë e të gjerë, në mënyrë që të fshehë shtatzëninë e përfolur.
Po ashtu, moderatorja kishte vesheu edhe syze e kapele për të mos u identifikuar nga qytetarët.
Ndërkohë, në një status në Twitter, ajo shkruan: “Një ditë do flas dhe do vë shumë pika mbi “i”…
Atë ditë shumë njerëz do pendohen që janë ngatërruar me personin e gabuar”, shkroi Einxhel Shkira.