Kur fokusuan Paulo Dybala, autorin e një paraqitje mbresëlënëse kundër Monza, kamerat kapën një bisedë mes tij dhe trajnerit Mourinho. E cila përfundoi me një buzëqeshje. “Çfarë thamë? Sezonin e kaluar kundër Juventusit, kur ai u zëvendësua, i thashë se ishte mjaft mirë.

Sot i thashë të njëjtën gjë dhe buzëqeshëm. U kujtuam se disa muaj më parë ai po shënonte gola për të tjerët. Kur Paulo doli nga fusha dhe u zëvendësua më tha: Mister, nëse do të vazhdoja të luaja do të kisha shënuar golin e tretë personal.

Unë iu përgjigja: Shënojë kundër Udinese në vend të kësaj”, – tha trajneri portugez, i kënaqur me rezultatin dhe paraqitjen e ekipit të tij. – Sidoqoftë, loja ishte më e vështirë se sa na tregon rezultati. Monza na krijoi vështirësi në zotërimin e topit dhe ne duhej të ndryshonim presionin gjatë ndeshjes.

Është një ekip interesant, që do të grumbullojë shumë pikë. Mund të kishim shënuar më shumë, por jam i kënaqur. Sot skuadra është e balancuar. Në shumë pozicione mund të pushoj disa lojtarë. Nëse Karsdorp pushon, Celik hyn, nëse largohet Zalewski, futet Spinazzola”.

Tekniku fokusohet edhe në rritjen e Ibanez. “Jam i lumtur të flas për të. Ai po rritet dhe është një lojtar ndryshe nga sezoni i kaluar. Është më i qetë, gjen zgjidhje të ndryshme. Do të doja të flisja edhe për Abrahamin. Ai dha gjithçka, duke fituar çdo duel. Merrte gjithmonë topin e parë, na dha thellësi.

Ne flasim për sulmuesit kur ata shënojnë dhe padyshim që është nata e Paulos, por Tammy sonte ishte fantastike. Ne kemi atë, Dybala, Belotti dhe gjithashtu Shomurodov, i cili tani do të jetë më i qetë dhe do të ketë më pak presion”. Ama, ishte mbrëmja e Dybala: “Në ndeshjet e mëparshme ai nuk mundi të bënte gjëra pikante, por kurrë nuk kishte qëndrim të gabuar. Ai luan me dhe për ekipin.

Tani për tani edhe në fazën mbrojtëse, edhe pse nuk ka lindur për këtë. Dybala bën një punë të jashtëzakonshme për ne. Është e rëndësishme ta menaxhosh, sepse vjen nga një histori që nuk është e lehtë në nivelin e lëndimeve. Sezonin e kaluar nuk luajti shumë dhe për momentin niveli i tij po rritet. Për ne është fantastik dhe parashikoj pak se çfarë do të ndodhë në Katar. Ndoshta Scaloni do të duhet të na ofrojë një shishe verë”.