“Dance Albania” është kthyer tashmë në një nga programet më të komentuar të ditës së hënë dhe jo vetëm.

Spektakli i kërcimit që trasmetohet çdo të hënë në TV Klan, në moderimin e Alketa Vejsiut ka zhvilluar mbrëmjen e kaluar puntatën e tretë, ku pati shumë debate, eliminime, largime, por edhe momente frike nga emisioni i kaluar që u treguan mbrëmë.

Një nga balerinat e këtij spektakli, Marjana, e cila kërcen me këngëtarin Valon Shehu ka ndjerë shumë frikë, pasi gjatë performancës së tyre javën e kaluar, ai desh i rrezikoi jetën balerinës.

Në kërcim e sipër, Marjana gati sa nuk ra nga pakujdesia e tij, teksa edhe në rrëfimin e mbrëmshëm ajo e kujton keq këtë moment thotë se do të ishte fatale nëse do të binte.

‘Më krijohet një gjendje shumë e keqe, rrezikova të thyeja shtyllën kurrizore. Në atë moment thjesht mendova që rashë. Do ishte shumë fatale për mua. Nuk dua ta mendoj fare se çfarë do më ndodhte” – tha balerina Marjana në videoklipin e përgatitur përpara se të dilte në skenën e ‘Dance Albania’ për kërcimin e radhës.

Ndërkaq, Valon Shehu ia vë fajin alkoolit që kishte konsumuar, duke marrë mbi supe edhe përgjegjësitë e këtij incidenti.

“Ndodhi se s’kam qenë në formën time më të mirë. Ndoshta dhe alkooli pak që kam pirë një gotë të dytë, mendoj që ka qenë moskorrekte ime ndaj provave”- tha Valoni.