Thomas Tuchel është kthyer në Gjermani. Ai zgjodhi heshtjen, pas shkarkimit, duke lejuar avokatët e tij për të gjetur marrëveshje me PSG për pagesën e prishjes së kontratës. Pagesë e cila është e majme, 7.5 milionë euro. Ai, së shpejti mund të kthehet në stërvitje. Në Angli shkruajnë se konsiderohet zgjedhja e parë e Chelsea në rast divorci me Lampard. Zëvendësi i tij, Zsolt Löw, 41 vjeç, hungarez, ish-mbrojtës i Mainz, vendosi të jepte një intervistë të gjatë për gazetën e Budapestit, “Nemzeti Sport”, duke shpjeguar se ishin krijuar distanca të thella midis drejtorit sportiv, Leonardo, dhe stafit të tyre.

Fjalët e Löw
“Ai nuk i dëgjoi kërkesat tona. Merkatoja e verës nuk shkoi në drejtimin për të cilin do të shpresonim. Ne nuk ndërhymë si duhet për të mbuluar disa largime (Thiago Silva dhe Cavani). Drejtori ka ndjekur parimet e drejtimit të ndryshëm nga trajneri. Shkarkimi i Tuchel është i pakuptueshëm, sepse PSG nuk kishte provuar kurrë një sezon kaq pozitiv. Në vitin 2020 fituam Ligue 1, Kupën e Francës, Kupën e Ligës dhe luajtëm në finalen e Ligës së Kampionëve”.

Habia e Tuchel, pas shkarkimit
Zsolt Löw tregon gjithashtu për habinë e Tuchel, pas fjalëve të Leonardo, i gatshëm për ta informuar se e kanë shkarkuar më 23 dhjetor: “Ne ishim të çorientuar nga fjalët e tij. Disa minuta pas fitores 4-0 kundër Strasburgut, ai na tha se nuk kishte më llogari te Thomas për të ardhmen. Nuk mund të hyj në detaje, por ne kishim ide të ndryshme nga Leonardo në shumë fusha dhe ndryshimi në perspektivë është rritur me kalimin e kohës”. Padrejtësia dhe mosmirënjohja janë dy konceptet, të cilat i nënkupton Zsolt Löw, duke shmangur referencat për trajnerin e ri, Pochettino. Tuchel e la PSG në vendin e tretë në kampionat, me 35 pikë, një më pak se Lyon dhe Lille, si dhe në 1/8 finale të Ligës së Kampionëve, me perspektivën e përballjes me një Barcelona në krizë, në shkurt.

Marrëdhënia me presidentin e PSG-së
Në intervistën për “Nemzeti Sport”, Zsolt Löw i kushton një kapitull të veçantë presidentit Nasser Al-Khelaïfi. Fjalë respekti dhe dashurie: “Ne kishim një marrëdhënie të shkëlqyeshme me Al-Khelaïfi. Ai na ka dërguar dy mesazhe në ditët e fundit, duke shkruar fjalë të mira. Na falënderoi për atë që kishim bërë për klubin, duke nënvizuar se kishim arritur sukses historik dhe shtoi se ishte krenar. Ndërsa lexoja mesazhet, kuptova se këto dy vite e gjysmë kanë kuptim prej tij. Ne kemi fituar trofe dhe mbi të gjitha respektin e lojtarëve”.