Moderatorja e njohur shqiptare, Argjira Spanca ka ndarë me të gjithë publikun shqiptar një moment të përditshmërisë së saj që e ka bërë të reflektojë lidhur me sjelljen e saj me të ëmën në të kaluarën.

E ftuar në rubrikën “Të bëftë mirë”, në emisionin “E diell”, në Top Channel me Beniadën, ajo rrëfeu se ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me të ëmën, teksa ndau edhe historinë e disa ditëve më parë që i ndodhi me partnerin e saj, Gracianon.

“Me mamin jam shumë e lidhur. Nuk besoj se ka ndonjë gjë pa ia thënë mamit, por do ndaj diçka me ju që më ka ndodhur para disa ditësh. Isha në shtëpi dhe po ndeja rrobat jashtë. Dhe kur i mora të tjerat për t’i palosur, ndërkohë po i flisja Gracianos dhe po i bëja pyetje që: Të duhet kjo dhe po i ndaja rrobat. Dhe ndërkohë ai ishte në telefon dhe gjithë nerva. Dhe në atë moment e kam kuptuar mamin tim, që kur mami më bënte rrobat, sepse me të vërtetë unë u ndjeva aq keq, sepse po i bëja rrobat dhe ai po më kthehej ashtu.

Dhe aty për herë të parë e vura veten në pozitën e mamit, kur ajo më rregullonte rrobat dhe unë ngaqë s’kisha nerva, pasi adoleshenca dhe vitet tona dhe isha: O ma, boll më çave kokën. Kurse tani, më erdhi keq dhe i thashë edhe Gracianos: A të them diçka? M’u duk vetja si mami im dhe tani po e kuptoj se sa keq është kur ia kthen fjalën mamit”- u shpreh Argjira Spanca në “E diell”.