Merkato e futbollit dhuron shpesh disa raste kurioze transferimesh të dështuara në sekondat e fundit. Edhe në sesionin e verës 2022 nuk kanë munguar raste të tilla.

Mjafton të shihet ajo që ka ndodhur me Bamba Dieng, mesfushori në pronësi të Marseille, i cili ka qenë shumë afër transferimit te Nice pasi ka refuzuar Leeds-in.

Problemi është diçka ka shkuar keq gjatë vizitave mjekësore të rastit dhe futbollisti ka qenë i detyruar të qëndrojë te Marseille.

Në fakt, siç ka bërë të ditur GOAL, Bamba Dieng i ka thënë jo klubit anglez dhe madje ka fluturuar në Nice për të nënshkruar kontratën.

Megjithatë, në momentin e vizitave klasike mjekësore diçka nuk ka shkuar si duhet dhe mesfushori nuk ka mundur të transferohet te Nice.

Një befasi që e ka detyruar të qëndrojë, ndoshta jo si protagonist, te Marseille duke humbur një mundësi për të ndryshuar skuadër ose, në rast se do të kishte qenë Leeds, edhe kampionat.

Gjithsesi, ka edhe një shans që operacioni të realizohet falë rregullit të “xhokerit”. Rregulli thotë se një marrëveshje mes dy klubeve franceze mund të realizohet pas mbylljes së merkatos së verës dhe para hapjes së asaj të dimrit. Historia e radhës e pabesueshme e merkatos së futbollit…