Këngëtari amerikan Jimmy Dean thonte për fatin “Duhet ta provosh fatin të paktën një herë në ditë sepse mund të jesh në një ditë me fat dhe nuk e di këtë”.

Ndoshta kështu ka menduar edhe dikush, i cili është ende i paidentifikuar, por tashmë miliarder, që me një biletë llotarie që kushton minimumi 2 dollarë arriti të bëhej fitues i 1.337 miliardë dollarëve.

Kjo biletë e blerë me këtë shifër kaq ‘qesharake’ ka rezultuar fituesja e llotarisë Mega Millions në Amerikë që kishte arritur shifrën e çmendur prej 1.137 miliardë dollarësh për shkak të fryrjes së xhekpotit prej 29 javësh rresht, që nga 15 prilli, ku nuk kishte pasur asnjë fitues.

Ende nuk dihet se kush e ka fituar këtë shifër, megjithatë dihet shteti ku është fituar. Pikërisht në Illinois.

Fituesi i kësaj bilete do të mund të ketë 1.137 miliardë dollarë të plota vetëm nëse pranon këstet 29 vjeçare. Në rast të kundërt, ai do të marrë dhe do të mjaftohet me rreth 780 milionë dollarë në dorë.

Bileta fituese mbante këto numra fitues që janë 13-36-45-57-67, me numrin bonus 14.

Ky është çmimi i dytë më i lartë i fituar ndonjëherë në këtë lojë, teksa herën e parë një shifër prej 1.537 miliardë dollarësh u fitua në Karolinën e Jugut në tetor të 2018.