Abdullah Alfahim, një influencer milioner, ia kishte besuar super makinën e tij një kompanie transportesh ndërkombëtare në Kanë, por diçka ka shkuar keq.

Influencer-i, me origjinë nga Emiratete e Bashkuara Araba, pas një pushimi në Kanë, ia kishte besuar Lamborghini Aventador-in e tij një kompanie ndërkombëtare transportesh për ta dërguar në vendin e tij.

Fatkeqësisht për të, ka qenë një mashtrim. Pasi e ka denoncuar tek Interpoli atë që ka ndodhur, Alfahim i ka besuar rrjeteve sociale, duke iu kërkuar ndihmë ndjekësve të tij që ta lajmëronin nëse do ta shikonin makinën.

Apeli i bërë në rrjetet sociale është parë edhe nga një polic special, i cili kishte parë një Aventador në rrugët e Varshavës, duke arritur ta arrestojë hajdutin.

Duke marrë parasysh se bëhej fjalë për një makinë të rrallë, polici ka njoftuar kolegët e tij dhe ka arritur ta arrestojë keqbërësin. Kështu, Aventador është kthyer te pronari i saj.