Ajo makinë përfaqëson gjithçka për nënën time, janë krahët e saj, këmbët e saj, mjeti i saj i lirisë. Kur ia vodhën lëshuam një apel që t’ia rikthejnë, pasi ajo makinë është e rëndësishme për nënë time. Më vjen mirë që hajdutët e dëgjuan këtë apel dhe e kthyen makinën edhe pse ajo ngjarje më ka mërzitur”.

Ka qenë kjo deklarata e Rita Damiani, vajzës e një gruaje 56-vjeçare në Bari, që vuan nga një sklerozë dhe ka probleme me lëvizjen. Hajdutët vodhën në një spital në Bari makinën e nënës së saj (më 13 janar) dhe ajo lëshoi një apel në rrjetet sociale. Ajo makinë ishte përshtatur për persona me aftësi të kufizuara.

Pas 3 ditësh, hajdutët e kishin lënë makinën e vjedhur para derës së një vile dhe kur pronari e pa lajmëroi karabinierët. Më pas ata më njoftuan se makina ishte gjetur. Në sedilje ishte edhe një pusullë nga ana e hajdutëve. Ata kërkonin ndjesë”, thotë vajza.

Edhe ne kemi një zemër. Ju kërkojmë ndjesë, nuk e dinim për sëmundjen tuaj… Ju kërkojmë ndjesë sërish. Hajdutët…”, ishte pusulla që kishin lënë hajdutët në makinë.