Modelja britanike, Tamara Ecclestone ka ofruar një shpërblim deri në 6 milionë paundë për kthimin e bizhuterive të saj të vjedhura, që mendohet të kushtojnë plot 25 milionë paundë.

Tre italianë janë burgosur për rolin e tyre në vjedhjen më të madhe shtëpiake në historinë ligjore angleze. Në dhjetor 2019, rezidenca e zonjës Ecclestone në Londrën perëndimore ishte një nga tre shtëpitë e të famshëmve të shënjestruar dhe bastisur nga hajdutët ndërkombëtarë.

Zonja Ecclestone tha se ajo po ofronte shpërblimin “Stil Mel Gibson nga filmi Ransom” për të rikthyer bizhuteritë e saj. Shoqëruesja dhe ish-modelja tha se “me kënaqësi do të vendoste 25% të vlerës së çdo gjëje që policia është në gjendje të rikuperojë”.

Duke postuar në Instagram, zonja Ecclestone, vajza e ish-shefit ekzekutiv të Grupit Formula 1, Bernie Ecclestone, shkroi: Nëse jeni burimi, ju merrni shpërblimin. Është kaq e thjeshtë.

“Me vlerën totale të vjedhjes që është 26 milionë funte – ky është një shpërblim deri në 6 milionë funte për këdo që mund të më ndihmojë të kthej atë që me të drejtë është e imja”.

Gjatë 13 ditëve të para të dhjetorit 2019, rreth 26 milionë paund sende u morën nga shtëpitë e Londrës perëndimore të zonjës Ecclestone, ish-futbollistit të njohur Frank Lampard, si dhe presidentit të klubit të futbollit anglez Leicester City, Vichai Srivaddhanaprabha.

Një hetim i BBC-së ka gjetur se një i dyshuar i katërt – i njohur nga Policia e Met si Daniel Vukovic – besohet të jetë në arrati në Serbi dhe ka të paktën 19 identitete të ndryshme.

Met konfirmoi se ai ishte objekt i një ndjekjeje ndërkombëtare dhe BBC zbuloi se dy përpjekje për ta ekstraduar atë në MB janë refuzuar nga autoritetet serbe.

Informacioni tregon se në dekadën e kaluar i dyshuari ka përdorur të paktën 19 pseudonime – duke përfshirë Daniel Vukovic, Ljubomir Romanov, Alfredo Lindley dhe Ljubomir Radosavlejic.

Dokumentet tregojnë se këto identitete kanë lidhje me qytete të ndryshme evropiane, duke përfshirë Beogradin, Sarajevën, Milanon dhe Zagrebin. Zonja Ecclestone ka ofruar gjithashtu një shpërblim për informacionin që çon në dënimin e të dyshuarit.

“Ky burrë mendon se mund të kalojë në perëndim të diellit me gjithë plaçkën e grabitjes së familjes sime dhe mua”, shkroi Ecclestone. “Jo kaq shpejt. Jo vetëm një nga burrat që më pushtuan shtëpinë më 13 dhjetor 2019, por edhe organizatori i gjithë vjedhjes dhe i vetmi që ende nuk është kapur”.

“Policia bëri një punë të jashtëzakonshme, por ka vetëm kaq shumë që ata mund të bëjnë”, shtoi zonja Ecclestone. “Pra tani do të bëj atë që doja të bëja që në fillim dhe do të shkoj në stilin e Mel Gibson nga filmi Ransom.

Unë me kënaqësi do të paguaj shpërblime për kthimin e çdo pasurie timen ose të vjedhur të Jay dhe për kapjen dhe ndjekjen penale të Daniel Vukovic”, shkroi Ecclestone.