Ori Nebijaj këtë sezon është në moderimin e “Për’puthen”, program që i ishte besuar Bora Zemanit për dy vjet.

Kjo erdhi pasi Bora do prezantojë emisionin e vallëzimit “Dancing with the Stars”. Si çdo ndryshim, edhe rolet e reja për dy moderatoret janë shoqëruar me komente tē ndryshme.

Mes vlerësimeve pozitive, për Orin nuk kanë munguar ato negativet me njerëz që shprehen në mediat sociale se ky format i shkon më shumë Borës.

Gjithsesi kjo e fundit u shpreh se duhet thjesht kohë që njerëzit të “mësohen” me Orin. E ftuar në “Më lër të flas”, Bora u pyet nëse mendon se Ori është më e mirë se ajo në programin e dashurisë.

“Njerëzit u mësuan me mua për dy vite, 6 ditë të javës. Dhe publiku ka nevojë për kohë që të mësohet.

Ne si tipologji figurash jemi totalisht shumë të ndryshme. Dhe unë mendoj se në atë që përfaqëson Ori është jashtëzakonisht e mirë.

Mbështetjen time e ka patur dhe do e ketë gjithmonë se e kam dhe shumë xhan!”- deklaroi Bora.