Mevlan Shabaj u bë mjaft i njohur falë pjesëmarrjes së tij në programin “Përputhen”, nga ku ai doli beqar.
Pas përfundimit të edicionit ku Mevlani mori pjesë, ai iu përkushtua karrierës së tij në muzikë, duke sjellë disa këngë për publikun shqiptar.
Një nga këngët që pati shumë sukses ishte ajo që Mevlani i kushtoi Ledianës, një nga ish-konkurentet e programit me të cilën ai bëri disa takime.
Mirëpo, duket se ndjekësit e programit kanë pasur shumë dëshirë që çifti të vazhdonte lidhjen përtej “Përputhen”.
Edhe pse kjo nuk ndodhi, fansat mendojnë se këngët e Mevlanit i kushtohen Ledianës. Për të sqaruar përfundimisht këtë çështje, këngëtari ka treguar në një intervistë për ABC-në e Pasdites se kjo nuk është e vërtetë dhe mes tyre nuk ka më komunikim.
“Edhe ne dikur kur shihnim telenovelat dashuroheshim me personazhet. E njëjta gjë ka ndodhur me mua… pas ndarjes sonë shumë njerëz akoma mendojnë që çfarë do lloj kënge që unë nxjerrë është për atë, por nuk ka lidhje me atë apo me ndonjë njeri tjetër. Nuk kam asnjë komunikim me të” – ka thënë Mevlani, duke sqaruar njëherë e mirë raportin me Lediana Prengën.