Në ditët e sotme, shumica e martesave janë mjaft të barabarta, me burrat dhe gratë që i ndajnë punët e shtëpisë dhe përgjegjësitë në mes. Megjithatë, ky nuk është rasti për këtë çift që përkundrazi i përmbahet roleve tradicionale të së shkuarës.
John dhe Monica Huldt, nga Arizona, SHBA, në fakt kanë qenë së bashku për gjashtë vjet dhe besojnë se çelësi i një martese të suksesshme është t’i mbani gjërat si dikur. Duke folur me Truly, çifti mbrojti dinamikën e marrëdhënies së tyre, duke thënë se funksionon në mënyrë perfekte.
Monica, 37 vjeçe, e nis ditën e saj duke e lënë John të zgjedhë rrobat e saj: “Më pëlqen që burri im të zgjedhë rrobat e mia, sepse më pëlqen ta kënaq atë dhe dua të jem e bukur për të”. Ajo shtoi se ndihet më e sigurt duke ditur që burrit të saj i pëlqen ajo që ka veshur.
Nga ana e tij, John shpjegoi: “Më pëlqen që Monica vishet në një mënyrë femërore”. Burri, i vetë-përshkruar “mashkull alfa”, këmbëngul se të dyve u pëlqen mënyra se si funksionon martesa e tyre.
Por nëse kjo nuk ishte mjaft tronditëse, dijeni se si burri i shtëpisë, ai mund të flejë edhe me femra të tjera përveç Monica-s nëse i do zemra. “Është një luks që kam dhe që shumë meshkuj do të donin ta kishin, vetëm për një çështje programimi gjenetik.
“Nëse shikoni gjitarët e tjerë, zakonisht mashkulli alfa fle me të gjitha femrat”. John beson se kjo e bën marrëdhënien më të relaksuar dhe madje e bën atë një bashkëshort më të mirë.
Nga ana tjetër, Monica-s i pëlqen të jetë një amvise tradicionale, sepse është “gjuha e saj e dashurisë”: “Nuk është se jam një vajzë e vogël e pashpresë, nuk ka të bëjë me këtë, por vetëm se ai është këmbëngulës dhe kjo më pëlqen te një mashkull”.
Monica bën pothuajse gjithçka për John-in, madje vrapon në shtëpi për të gatuar për të kur ai është jashtë me miqtë. Qëndrimi i saj i nënshtrimit iu rrënjos që në moshë të re, pasi ajo shpjegoi: “Nëna ime më thoshte: ‘Bëhu e bukur dhe në formë, sepse askush nuk do një grua të shëndoshë dhe të shëmtuar'”.
Megjithatë, disa nga miqtë e Monica-s nuk janë dakord me mënyrën e funksionimit të dyshes. “Disa shoqe të fëmijërisë më thanë menjëherë se kisha humbur dinjitetin tim si grua”, ka rrëfyer ajo.
Por gruaja pretendon se dëshiron ta bëjë të lumtur burrin e saj dhe është gjithmonë në dispozicion të tij. “Unë do të thosha se 98% e ditës sime rrotullohet rreth burrit tim, të cilin e adhuroj”, tha ajo, e veshur me një përparëse në kuzhinën e çiftit.