E para herë titullar në kampionat, pas dëmtimit dhe menjëherë dopietë. Zlatan Ibrahimovic i zakonshëm, i cili nuk e ka humbur nuhatjen për golin. Mbrëmë, ai realizoi dy ndaj Cagliari, duke përmirësuar shifrat mbresëlënëse të sezonit të tij. I intervistuar nga “Sky Sport” në fund të ndeshjes, suedezi analizoi 90 minutat e “Sardegna Arena”, teksa shtoi edhe tri pikë të tjera për Milanin:

“Unë duhej të shënoja edhe një gol tjetër, por dy ishin të mjaftueshëm për të fituar. Nuk kam luajtur për 57 ditë, ishte një ndeshje e vështirë dhe me një lojtar më pak. Këta të rinj më sfidojnë të garoj dhe më motivojnë, unë duhet të tregoj se mund të vrapoj si ata”.

E tëra që mungon është statusi zyrtar për mbërritjen e Mandzukic te kuqezinjtë. “Një kalendar i ashpër na pret. Meité ka mbërritur, tani presim Mandzukic. Më mirë në këtë mënyrë për trajnerin, i cili do të jetë në gjendje të bëjë më shumë zgjedhje. Unë jam i lumtur për Mandzukic, tani do të jemi dy për t’i trembur kundërshtarët tanë”, – shton suedezi.

Midis “Scudetto” dhe rinovimit, çështjet që do të adresohen nuk mungojnë: “Nëse besoj te titulli? Unë besoj te vetja, besoj te Zlatan. Rinovimi varet nga Paolo (Maldini). Në Milano jam i lumtur, ky kthim më ka ndryshuar shumë”.