Ibrahimovic nuk njeh gjysmë masa. Edhe kur vendos të ndryshojë pamjen e tij, e bën atë pa frikë. Suedezi gjithmonë dëshiron të mahnisë. Dhe kështu na ka mësuar me flokët e gjata, mjekrën e tij. Së fundi ka vendosur të ndryshojë “markë”, të kalojë te rruajtja zero. Papritmas, pa një hap të ndërmjetëm. Vetëm silueta ka mbetur e paprekur (megjithatë, dyshimi i fortë mbetet se është një fotomontazh i tij).

“Historia” e Ibrahimovic në Instagram
Të paktën kjo është ajo që dokumentohet nga “historia” e tij në Instagram, shoqëruar me fjalët “All in”. Në foto mund të shihni sulmuesin e Milanit, ndërsa stërvitet me një vështrim të përqendruar, pas disfatës së rëndë të pësuar në shtëpi kundër Atalanta, në të cilën Zlatan ishte protagonist i një grindjeje me Zapata.

Padyshim, fotografia u bë menjëherë virale, me përdoruesit të cilët filluan ta pyesnin për arsyen e një zgjedhjeje kaq radikale, madje duke mos hedhur poshtë mundësinë që të ishte një retushim i bërë me “photoshop”. Ka edhe nga ata që menduan se pamja e re ishte zgjedhur për festivalin e ardhshëm të Sanremo. Sigurisht, pa flokët e tij, që e kanë dalluar gjithmonë, Ibra është pothuajse i panjohur.