Zlatan Ibrahimovic dëshiron të kthehet sa më shpejt në dispozicion të Milanit dhe Stefano Piolit dhe vazhdon të ndajë terapitë e tij në rrjetet sociale. Pas aventures disa ditore ne mal dhe i izoluar, ai ka kaluar në seanca elektrostimulimi të akupunkturës ne trupin e tij…

“Ai e di gjithashtu se rikuperimi është i vështirë, por kur Ricky dhe unë shkuam tek ai për propozimin e rinovimit, i thamë se ai duhet ta konsiderojë 100% veten një lojtar, me qëllim që të rikthehet si protagonist për pjesën e dytë të sezonit.

Ai filloi me këtë ide, ai dëshiron të kthehet në sezon. Vitin e kaluar, kur disa herë ai nuk u lëndua, ishte një Zlatan vendimtar. Duhet të konsiderohet një futbollist 100%.  Me kalimin e kohës e kupton se është më shumë një luftë për të vazhduar. Por ai nuk duhet  te shqetesohet aspak…”

E ndersa ne fushe ende nuk eshte kthyer, ka nisur numërimi mbrapsht për debutimin e Zlatan Ibrahimovic në ekranin e madh. Ashtu siç ishte paralajmëruar në pranverën e vitit 2021, në fakt, sulmuesi i Milan do të jetë ndër protagonistët e filmit të fundit të Asterix dhe Obelix, që do të shfaqet në shkurt 2023.

Filmi titullohet Asterix & Obelix: Empire du Milieu – në versionin origjinal – dhe suedezi luan rolin e antivirusit legjionar romak. Ai vetë, përmes kanaleve të tij sociale, publikoi trailerin e parë të filmit, në të cilin luajti përkrah dy yjeve të kinemasë franceze si Marion Cotillard (në rolin e Kleopatrës) dhe Vincent Cassel (në atë të Julius Cezarit).