Mauro Icardi dhe Wanda Nara kanë treguar për ndjekësit blerjen e tyre të fundit. Një palë atlete Nike Air Force 1 të krijuara në bashkëpunim me Louis Vuitton.

Çifti zgjodhi një model bardh e gjelbër, praktik dhe komod për jetën e përditshme. Atletet, të dizajnuara nga Virgil Abloh para se të vdiste nëntorin e kaluar për shkak të një angiosarkome kardiake, janë një prodhim i kufizuar.

Në fillim të këtij viti, 200 palë u shitën në ankand në Sotheby’s për të mbledhur para për Fondacionin e Bursave Post-Moderne Virgil Abloh.

Për koleksionin pranverë-verë 2022 u ekspozuan 47 këpucë të reja me materiale të ndryshme. Nëntë modele të tjera dolën në shitje në qershor, por mund të blihen vetëm me short.

Air Force 1 nga Louis Vuitton dhe Nike kombinojnë kodet origjinale të atleteve me materialet dhe veçoritë më të mira të Maison francez.

Këto janë objekte të vërteta dëshire, të bëra si në versionin e lartë ashtu edhe në atë të ulët. Çmimi? Definitivisht jo për të gjithë: nga 2 mijë deri në 3 mijë euro!