Wanda Nara i është përgjigjur disa pyetjeve të ndjekësve të saj në një lidhje direkte në Instagram: “Pse do të martohesh me mua? Hahahaha. Kam marrë shumë propozime në jetën time”, ka thënë Nara duke iu përgjigjur propozimit të ndjekësit të saj.

“Kam dy martesa pas krahëve. Mendoj se e kam kaluar më shumë jetën time të martuar se sa beqare. Edhe të fejuarit e mi të mëparshëm më kanë dhuruar një unazë”.

Në këtë pikë, Mauro Icardi ka dashur të ndërhyjë duke zbuluar një prapaskenë të veçantë në lidhje me propozimin e tyre për martesë: “Jam shumë krenar për veten: jam i vetmi të cilit i ke kërkuar që të martohej me ty!”.

Deri tani ishte menduar gjithmonë se kishte qenë Mauro që i kishte propozuar Wanda-n dhe jo e kundërta. Bukuroshja argjentinase ka rrëfyer edhe një anekdotë në lidhje me ish-burrin e saj Maxi Lopez.

“Një ish ka patur një aksident vite më parë dhe unë kam kaluar menjëherë në vendin e tij. I kam thënë policisë se po i jepja unë makinës”, ka thënë Wanda.

“Kam përfunduar në rajon gjithë natën, por ai ka arritur të paraqitet në orarë te klubi dhe jashtë vendit (ishte i famshëm). Kjo jam unë”.  Në këtë mënyrë Wanda ka sqaruar se është e gatshme të bëjë gjithçka për dashuri.