Karriera e gjashtë herë kampionit të NBA-së dhe pesë herë fituesit të çmimit MVP gjatë sezonit të rregullt, është shumë ngacmuese për çdo kompani filmi.

Idris Elba, i njohur për rolet e tij në ‘The Wire’ dhe ‘Luther’, është një nga më të interesuarit për Michael Jordan. Megjithatë, gjatë pjesëmarrjes në Complex’s ‘Sneaker Shopping’ show, ai zbuloi se ish-lojtari ka refuzuar ofertën që i ka bërë ai.

Gjatë intervistës, Elba ka zbuluar se ai e ka takuar Michael Jordan disa herë, duke përfituar nga rasti për t’i bërë një ofertë legjendës së basketbollit:

“Ne u takuam dhe unë i thashë atij: ‘Dua të të luaj në një film'”, ka zbuluar Elba. Një propozim që merr gjithmonë të njëjtën përgjigje nga ish-lojtari i Chicago Bulls.

“Nuk jam akoma gati”, ka thënë Jordan. “Kjo ka qenë përgjigja e tij: ‘Nuk jam akoma gati’… Por unë isha shumë serioz”, ka shpjeguar Elba.

Përtej jetës së tij dhe arritjeve si lojtar basketbolli, aktori britanik ka thënë se ai është i interesuar për Jordan-in si biznesmen më shumë se për çdo gjë tjetër.

“Në mendjen time, unë nuk do ta luaja Jordan-in si basketbollist, por si biznesmen”, ka vazhduar Elba. “Ai është shumë i zgjuar, një biznesmen shumë i zgjuar. Dhe puna e tij si filantrop nuk është e shpjeguar mirë dhe njerëzit nuk e kuptojnë punën e tij shpeshherë.

Idris Elba ka shumë të drejtë sepse Michael Jordan ka bërë shumë rrugë pas tërheqjes nga NBA. Sot ai ka një pasuri rreth 2.6 miliardë euro dhe vetëm 6% e këtyre të ardhurave vjen nga kontrata e tij me Chicago Bulls dhe Washington Wizards.

Ka dy faktorë që kanë ndihmuar në krijimin e pasurisë së madhe të ish-basketbollistit: nga njëra anë, kontrata e tij me Nike, nga tjetra, blerja e skuadrës së NBA-së, Charlotte Hornets. Dy sipërmarrje që e kanë lejuar Jordan të zgjerojë biznesin e tij dhe të shtojë të ardhurat ndër vite.