Në puntatën e radhës në spektaklin e kërcimit “Dance Albania” që transmetohet në Tv Klan pati shumë diskutime e ngacmime, ashtu sikurse në çdo mbrëmje të këtij emisioni.

Gjatë performancës së njërës prej konkurrenteve të këtij programi, Anita Haradinaj, u pa në skenën e kërcimit edhe i eliminuari i javës së kaluar, Igli Zarka.

Ai ishte zgjedhur nga Anita të ishte pjesë e performancës së tij, teksa pas kërcimit të saj, Igli u largua menjëherë nga skena së bashku me balerinët e tjerë.

Mirëpo, pas komentit pikant të Ermal Mamaqit, i cili e kritikoi Anitën se pse e futi Iglin në kërcim, duke e quajtur edhe si një ‘djalë plangprishës’, i cili i mori vëmendjen, nuk ka munguar as ngacmimi nga ana e Alketës për Ilirin.

Moderatorja e pyeti nëse i pëlqeu, teksa Ilir Shaqiri, i cili një javë më parë pati debatin e radhës me aktorin u shpreh se nuk ka asnjë koment.

Pjesë nga biseda e shkëputur nga spektakli i kërcimit “Dance Albania” në Tv Klan:

Ermal Mamaqi: Ne u kënaqëm shumë. Na u duk këtu te Fresku sikur ishte Paris. Kam një pyetje. Pse ia hoqe vëmendjen vetes dhe fute atë djalë plangprishës në performancë?

Anita Haradinaj: E kam shumë të rëndësishme në jetë të rrethohem nga njerëz të bukur.

Ermal Mamaqi: Po ta mori vëmendjen, ishin të gjithë ore Ilrii është ky? Ka hyrë prapë?

Anita Haradinaj: Dhe me shpirt të bukur, dhe me artistë të bukur.

Ermal Mamaqi: Dakord, ta gëzosh.

Alketa Vejsiu: Ilir, të pëlqeu?

Ilir Shaqiri: S’kam asnjë koment.