Mbrëmja e kaluar e spektaklit ‘Big Brother Albania VIP’ ka qenë ndryshe nga çdo mbrëmje tjetër sa i përket nominimeve. Kjo pasi Vëllai i Madh vendosi që banorët të nominojnë dy emra dhe dy arsye, por jo për banorët që duan të nxjerrin nga shtëpia, por për 2 personat që duan të shkojnë në finale.

Këngëtari Luiz Ejlli. në zgjedhjen e tij tha emrat e Kiarës dhe të Kristit. Ndërsa ky i fundit zgjodhi Dean dhe Jorin.Në fund të spektaklit të gjithë banorët u ulën për të ngrënë darkën e zakonshme të përgatitur nga Vëllai i Madh.

Në një moment, Luizi i thotë Kristit që t’i marrë një Coca Cola në frigorifer por ai refuzon dhe nuk pranon që ta marrë.  Kjo e zhgënjeu pa masë Luizin i cili nuk i mbajti nervat: “Të them me gjithë shpirt ik p*rdhu Krist, ta them me gjithë shpirt, dhe unë që të nominoj për finale”.

Kujtojmë që dy emrat që konkurrojnë për një vend në finale janë Luizi dhe Dea Misheli. Publiku ka kohë deri të shtunën të votojë dhe të zgjedhë finalistin e parë të këtij edicioni të dytë të Big Brother VIP.