Quhet Valdete Halabaku dhe është neurologe. Ajo është larguar nga Kosova drejt Gjermanisë për një jetë më të mirë. Valdete Halabaku u shpreh për Kanal10 se nuk e ka pasur të lehtë të largohet nga vendi i saj i lindjes, por që në Kosovë, specialistët pas gjithë atij shkollimi trajtohen pa dinjitet.

“Kam përfunduar specializimin dhe tashmë jam zëvendës shefe në një klinikë të madhe të neurologjisë. Kur arrin në një pozitë të tillë edhe paga është e madhe”, tha fillimisht Halabaku.

Më pas, mjekja shtoi se pagat në Gjermani, janë 10 herë më të mira se të Kosovës dhe mënyra e jetesës, është shumë herë më e mirë, duke mos u krahasuar aspak me Kosovën.

“Po më vjen keq që më duhet të flas për këto shifra. Nuk mund të krahasohet paga 600 euro që merr në Kosovë me dhjetëfishin e saj që marrim në Gjermani. Pra 600 me 6,000 janë të pakrahasueshme”, përfundoi Valdete Halabaku.