Moderatorja e dashur e ekranit shqiptar, Ilda Bejleri është përpjekur që të qëndrojë sa më larg medias dhe opinionit publik gjatë kohës që ishte shtatëzënë.
Ditën e djeshme, Ilda u bë nënë e një vajze për herë të parë.
Ajo vendosi ta quajë të vogëln e saj Siena. Por duket se pas lindjes, Ilda do të jetë më dorëlëshuar me të gjithë ndjekësit e saj, të cilët kanë kuriozitet dhe duan të dinë më shumë rreth saj.
Së fundmi, përmes një postimi në profilin e saj në Instagram, ajo ka vendosur të zbulojë portretin e vogëlushes së saj.
Ajo shkruan krahas fotos se vajza e saj dhe e partnerit është aty me ta. ‘Siena jonë është këtu’ – shkruan ajo, në një foto që ka ëmbëlsuar rrjetin.
Me dhjetëra komente kanë shkuar në drejtim të fotos së Sienës së vogël, me fansat e mamit që i urojnë jetë të gjatë.