Beatrix Ramosaj është një këngëtare tepër e njohur në tregun muzikor shqiptar, edhe pse muajt e fundit emrin e saj e kemi dëgjuar të lidhet me ‘Big Brother’ dhe çiftin Donald Veshaj -Bora Zemani.

E kjo jo pa shkak, pasi gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother, ajo pati edhe një lidhje me aktorin, teksa të dy iu vunë kundër shumë banorëve të tjerë në këtë reality show.

Por pas daljes nga shtëpia e Big Brother, ku përfundoi edhe lidhja mes saj dhe Donaldit, ajo ka vendosur të rikrijojë lidhjet me ish-banorët e tjerë të formatit. E një ndër to është edhe Ilir Shaqiri, i cili ishte edhe rivali kryesor i ish-partnerit të saj në Big Brother.

Trixa është shumë aktive edhe në rrjete sociale, teksa së fundmi ajo ka ripostuar një video të ndjekësve të saj, ku këngëtarja shihet teksa kërcen me Ilirin brenda shtëpisë së Big Brother. E krahas videos, ajo shkruan se “Ilir Shaqiri është “Mbreti i Kërcimit Shqiptar”.

Ky në fakt duket një thumb i hapur kundrejt produksionit të ‘Dancing With The Stars’ , që kanë vendosur në krye të jurisë së tyre balerinin e njohur shqiptar, Kledi Kadiu, por edhe për ish-partnerin e saj, Donald Veshaj, i cili e ka pasur rival deri në fund të formatit Shaqirin.

Sakaq, edhe Iliri vetë e ka ndarë me ndjekësit e tij këtë video të Beatrix Ramosaj, duke i vendosur notën 10 si kërcimtare.