Modelja e njohur shqiptare, Beniada Nishani. gjatë rubrikës ‘5 minuta’ në ‘Abc e Pasdites’, tha se e kanë tradhëtuar dhe se për një mashkull ka qarë vetëm një herë.

Mes të tjerash, tha se ishte lënduar dhe se djali nuk ishte shqiptar. Nga pyetjet e mëvonshme, Beniada tha që ajo është një vajzë tradicionale, pasi preferon martesën dhe se ka dëshirë që të ketë 3 fëmijë.

Ndër të tjera, moderatori i emisionit e pyet nëse ishte mërzitur që Ilir Shaqiri nuk e ftoi në dasmën e tij. Beniada shprehu se me siguri do ketë pasur arsyet e tij, si dhe se nuk e vret mendjen për gjëra të vogla.

“Jo. Nuk na mërziti. Po s’na ka ftuar do ketë arsyet e veta. Unë s’e vras fare mendjen, me gjithë gjërat që kemi për të bërë në jetën tonë nuk do e vrasin mendjen që gjërat e vogla. Secili nga ne e dinë vetë se çfarë do të ketë afër”, u shpreh Beniada.

Kujtojmë që Beniada dhe Ilir Shaqiri ishin të dy pjesë e emisionit Big Brother VIP, duke qenë njëkohësisht dy nga personazhet më të dashur nga publiku dhe krijuan një miqësi shumë të mirë me njeri-tjetrin.