Edhe pse së shpejti pritet të nisë edicioni i dytë i reality-show-t të shumëpritur nga shqiptarët, Big Brother VIP Albania, banorët e sezonit të parë vijojnë të jenë ende kryefjalë dhe në qendër të vëmendjes së opinionit publik si edhe mediave rozë.

Fituesi i edicionit të parë të Big Brother, balerini i njohur shqiptar, Ilir Shaqiri ka dhënë një intervistë së fundmi, ku është pyetur nëse do të rikthehej sërish në shtëpinë e Big Brother e do të pranonte ftesën të bëhej sërish pjesë e një formati të tillë.

Ilir Shaqiri pohoi se do të rifutej sërish në Big Brother, por me një kusht. Dhe ky kusht kishte të bënte me vëllezërit Veshaj, të cilët i thumboi me përgjigjen e tij, pasi tha se do të futej vetëm nese ata do të ndërroheshin. “Do futesha, por do doja që të ndërroheshin vëllezërit”- është shprehur Ilir Shaqiri.

Gjithashtu, balerini tregoi se ka parë shumë imitime që i kanë bërë nëpër programe të ndryshme, ndërsa u shpreh se nuk do ta pranonte rolin e opinionistit pasi nuk i pëlqen të analizojë jashtë mureve.

“Opinionist jo sepse nuk kam qejf të analizoj të tjerët jashtë mureve, nëse do më thonin “hajde se ka ardhur dikush tjetër që do të të sfidojë mund të  thoja po”. Më kanë imituar shumë nëpër programe, kam parë disa skeçe. Por në fakt kanë imituar vetveten duke u përpjekur të ulin Ilirin. Unë ju them nëse doni për BBV2 hajdeni dhe futemi prapë brenda në shtëpi”- është shprehur Ilir Shaqiri.