Ilir Shaqiri pritej të ishte kryetari i jurisë së “Dancing With The Stars” që pritet të fillojë së shpejti në ekranin e Top Channel, ende nuk dihet data e saktë, por mendohet të jetë java e para e tetorit.

Por ndodhi ajo që nuk pritej, Ilir Shaqiri do të jetë kryetar jurie jo te “Dancing With The Stars”, por te “Dance With Me”, që jepet cdo të henë në TV Klan.

Por cila është arsyeja e vërtetë që balerini i njohur la TCH dhe u transferua në Klan? Përgjigjen e kësaj pyetjeje e ka dhënë vetë Iliri Shaqiri në një prononcim për Anabel.al.

“Jua them fare thjesht që kam komunikuar vetëm dy herë që pas daljes nga BBV me produksionin e projektit ‘Dancing With the stars’. E them me keqardhje këtë pikërisht sepse kam qenë dhe jam ndjerë pjesë e familjes Top Media për një nga eksperiencat më të forta dhe të bukura të jetës siç ishte BBV, gjithashtu dhe imazh i familjes aktuale Digitalb.”

“Komunikime të cilat për muaj me radhë munguan totalisht deri në 23 maj, kur herën e parë kërkesa ime ndaj produksionit të ‘Dancing ëith the stars’ mori përgjigjen ‘Je i lirë’, duke mos lënë shteg shprese për asnjë eventuale pritje të mëtejshme.

[Komunikimi i  dytë ishte] herën e dytë më 29 korrik e tutje me iniciativë të produksionit të ‘Dancing ëith the stars’ kur kërkesa e tyre për të qenë pjesë e ‘Dancing ëith the stars’ si kryetar jurie mori gjithashtu përgjigjen nga ana ime ‘Nuk jam më i lirë’, sepse vendimi për të qenë pjesë e ‘Dance ëith me’ pas 2 muajsh pritje tashmë ishte konkretizuar”, shtoi Ilir Shaqiri.