Ilir Shaqiri, balerini i njohur shqiptar dhe fituesi i edicionit të parë të Big Brother vijon të jetë një personazh tepër i komentuar në media.

Tashmë, balerini është ftuar të jetë pjesë e jurisë së ‘Dance With Me’, teksa disa ditë më parë ai shpjegoi edhe arsyet se pse zgjodhi të ishte pjesë e këtij programi.

Sakaq, ditën e sotme Iliri ishte i ftuar në emisionin e pasdites në ABC me Ermal Peçin, ku foli për shumë tema, që nga kjo e fundit, zgjedhja për të qenë pjesë e jurisë së DWM dhe jo Dancing With The Stars, te marrëdhënia me Klaudia Pepën e u ndal edhe te raporti me Sabianin.

Sabiani dhe Iliri krijuan një miqësi tepër të ngushtë brenda mureve të Big Brother, teksa pas daljes së tij, gjithçka ndryshoi. Dyshja sot nuk flasin më së bashku thotë Ilir Shaqiri dhe secili ka jetën e tij.

“Me Sabin nuk kemi raport, secili ka jetën e vet, ndoshta kjo edhe përsa i përket edhe gjërave që u thanë dhe gjërave që u bënë. Nuk kemi kemi komunikim… ka çudi dhe ka një lloj keqardhje sepse u transmetua një mesazh miqësie shumë i lartë dhe me shumë vlera, por ama kur fillon dhe abuzohet në miqësi kjo pastaj nuk është më miqësi” – tha Ilir Shaqiri.