Ish-konkurrentja e Përputhen, Ina Kollçaku, njëkohësisht e njohur edhe si aktiviste ishte e ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Ftesë në 5”, ku ka rrëfyer një moment të vështirë që ka kaluar në jetën e saj.

Për herë të parë, Ina ka treguar se disa kohë më parë ka ndjerë disa shqetësime në gji, e ku pas vizitave me mjekun ka marrë vesh se kishte tumor.

Masa tumorale rezultoi mashkullore dhe në atë kohë, Ina tregon se nuk kishte frikë, por mendonte për të ardhmen, nëse do të ishte në gjendje t’i jepte gji fëmijës së saj.

Unë kam pasur tumor mashkullor dhe për fat të mirë arrita ta kapja në kohë. Por përjetimi im ishte i çuditshëm. Pasi e konstatova nisa direkt analizat që të futesha në operacion. E vetmja frikë që kisha ishte nëse do t’i jepja gji fëmijës sim” – tha ndër të tjera Ina Kollçaku në emisionin “Ftesë në 5” në Top Channel me Bieta Sulon.