Sikur të mos mjaftonin rastet e shumta të infektimit me koronavirus, India po përballet edhe me një problem tjetër. Vaksinat anti-Covid kanë përfunduar në Nju Dehli, që sot ka ndalur proçesin e vaksinimit.

Guvernatori i Nju Dehli, u ka kërkuar të gjithë qytetarëve që të mos dalin nga shtëpitë dhe të krijojnë radha të kota për të kryer vaksinën. “Nuk kemi më doza të vaksinës anti-Covid, ndaj mos ejani në qendrat e vaksinimit”, tha Arvind Kejriëal.

Nga 1 maji, në Indi duhej të nisë vaksinimi në masë i popullsisë. “Nuk na kanë dorëzuar ende sasinë e nevojshme të vaksinave. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me prodhuesit dhe urojmë që dorëzimi të kryhet ditët në vijim. Do t’ju informojmë ne kur do të rinisë vaksinimi”, tha guvernatori i Nju Dehlit.