Situata e pandemisë në Indi po bëhet gjithnjë e më shumë më e rëndë, aq sa sistemi shëndetësor po kalon në kolaps. Në 24 orët e fundit janë regjistruar mbi 323 mijë raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 17.6 milionë numrin e të infektuarve që nga fillimi i pandemisë.

Ndërsa numri i viktimave gjatë ditës së fundit ka qenë 2771 viktima (115 viktima në orë), ndërsa në total kjo shifër ka shkuar në 198 mijë, pas Amerikës, Brazilit dhe Meksikës.

Kjo situatë e rëndë ka bërë që Australia të bllokojë të gjitha fluturimet nga India deri më datën 15 maj. Kryeministri Scott Morrison tha se do të kthejë mbrapsht çdo pasagjer që vjen nga India edhe nëse ai vjen me një linjë tranzit.

Pavarësisht kësaj, Australia ka ofruar ndihmën e saj, duke dërguar në Indi aparatura e mjete të tjera mjekësore. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Britania e Madhe, që ka dhuruar 100 ventilatorë dhe 95 qendra oksigjeni, duke qenë një nga vendet e para që ka ofruar ndihmën për shtetin aziatik.