Sipsa të dhënave të publikuara sot nga Ministria Indiane e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 412 mijë raste të reja të infektimit me koronavirus në gjithë vendin. Ndërkohë që, numri i viktimave në këtë vend ka qenë 3940, duke vendosur një rekord të ri.
India po kalon një periudhë të vështirë nga pandemia e Covid 19. Nga fillimi i pandemisë, në këtë vend janë infektuar me koronavirus 21.1 milionë persona, ndërsa numri i viktimave kalton 412 mijë.
Kompania farmaceutike Moderna, një nga kompanitë që ka hedhur në treg vaksinën e saj anti-Covid, ka bërë me dije se vaksina e saj është efikase ndaj mutacionit të virusit. Moderna saktësoi se vaksina e saj është efikase ndaj variantit brazilian dhe aitj afrikano-jugor edhe me një dozë të vetme.