Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), varianti indian i koronavirus është përhapur aktualisht në 17 vende të botës. Ende nuk ka një informacion  të detajuar se sa i rrezikshëm është ky variant, që gradualisht po përhapet në mjaft shtete.

Gjithsesi, kompania farmaceutike BioNTech, ka bërë me dije se vaksina anti-Covid që ajo ka prodhuar në bashkëpunim me Pfizer është efikase ndaj variantit indian të koronavirus. “Po e testojmë këtë variant, por ajo ka një mutacion që ne e kemi testuar më parë dhe ndaj së cilës vaksina jonë ka qenë efikase”, thanë drejtuesit e BioNTech.

Pavarësisht se pandemia po bën kërdinë në Indi, vendasit nuk ndalen dhe të paktën 25 mijë besimtarë kanë kryer pelegrinazhin indu të Kumbha Mela. Ata kanë shkuar në zonën e Gange, në Haridwar.

Për sa i përket të dhënave që vijnë nga India, në 24 orët e fundit janë infektuar sërish mbi 200 mijë persona, ndërsa janë regjistruar  mbi 3000 viktima. Personat pozitivë me koronavirus në Indi që nga fillimi i pandemisë janë mbi 18 milionë dhe 360 mijë viktima në total.