Koronavirus vijon të jetë kryefjala në gjithë botën, për shumë arsye. Një rast i çuditshëm vjen nga Austria, që po bën xhiron e botës.

Në Austri, një burrë është dënuar me 9 muaj burg, pasi ka infektuar qëllimisht me koronavirus ish-bashkëshorten e tij. Ai është kollitur qëllimisht para fytyrës së ish-bashkëshortes kur ishte i infektuar me Covid-19, duke infektuar edhe atë.

Gjykata e Linz ka deklaruar se 63-vjeçari është shpallur fajtor, me akuzën për infektim dhe shkaktim dëmi shëndetësor të qëllimshëm.

Ngjarja ka ndodhur në nëntor të vitit të kaluar dhe asokohe ata jetonin ende në të njëjtin apartament, në pritje të vendimit për divorc nga gjykata.