Një ish-infermiere e Luftës së Dytë Botërore realizoi ëndrrën e madhe të jetës, duke hedhur me parashutë nga një aeroplan që fluturonte mbi bregun lindor të Floridës, pranë vendlindjes së saj.
Raymonde Sullivan, nga Sebastian ka pasur shumë jetë. Ajo festoi së fundi ditëlindjen e 100-të, raportoi WPTV.

“Nuk e kisha bërë kurrë këtë. Kam bërë shumë gjëra në 100 vite jetë, kështu që mendova se duhej ta bëja edhe këtë çmenduri, – tha Sullivan për stacionin televiziv. – Është e frikshme, do të thosha se pata shumë frikë”.

Hedhja historike e Sullivan u filmua nga Skydive Sebastian, raportoi WPEC-TV. Sullivan u hodh nga avioni në një zhytje të dyfishtë mbi Port St. Lucie, që ndodhet rreth 30 milje në jug të Sebastian.

Kur u pyet nëse do të hidhej përsëri, Sullivan rrudhi buzët. Në vend të kësaj, ajo shkoi për të festuar në “The Castle”, një vend unik në “Fort Pierce”, me miqtë dhe familjen. Me origjinë nga Anglia, Sullivan shërbeu në vijën e frontit gjatë Luftës së Dytë Botërore në trupin mjekësor.

Hedhja me parashutë e Sullivan është e rëndësishme, por jo rekord botëror. Sipas rekordeve botërore “Guinness”, gruaja më e vjetër që ka kryer një hedhje të tillë në lartësi ishte Kathryn “Kitty” Hodges. Ajo ishte 103 vjeçe e 129 ditë kur u hodh nga një aeroplan në Snohomish, Uashington, më 15 gusht 2019.