Një asistente shëndetësie ka përdorur kartën e kreditit të një paciente 83-vjeçare, e cila sapo kishte ndërruar jetë nga Covid-19, për të blerë patatina, ëmbëlsira dhe lëngje në një automat. Ngjarja ka ndodhur në “Heartland Hospital” të Birmingamit, 17 minuta pasi pacientja kishte vdekur.
Protagoniste e këtij skandali është infermierja 23-vjeçare Ayesha Basharat, që ishte edhe asistente shëndetësore në këtë spital. Ngjarja ka ndodhur më 24 janar të këtij viti, kur Basharat, 17 minuta pasi pacienti ishte deklaruar i vdekur, ka kfryer 6 blerje me vlerën e 1 stërline njëra pas tjetrës.
Po atë ditë, gjatë mbrëmjes, ajo kreu edhe të tjera blerje me vlerën e 1 stërline. Ajo provoi të blejë sërish me 28 janar, por të afërmit e viktimës e kishin bllokuar atë, pasi kishin kuptuar se çfarë po ndodhte dhe kishin denoncuar vjedhjen në polici. Në momentin e arrestimit, 23-vjeçarja kishte ende me vete kartën e viktimës.
Më 9 qershor, para gjykatësit, Basharat pranoi gjithçka dhe u dënua për kryerjen e dy veprave penale me nga 5 muaj secila, por që për momentin janë pezulluar.