Rebekka Blue, një 28-vjeçare nga Karolina e Veriut, fiton më shumë se 8,000 dollarë në muaj (rreth 7,500 euro) duke shitur në rrjetet sociale thonjtë e saj të shkurtuar, pështymën dhe tamponë pambuku të përdorur.

“Unë nuk i hedh gjërat e pista sepse mund të kenë vlerë, – shpjegoi vajza për New York Post. – Unë ofroj një shërbim shitjeje që jep kënaqësi dhe i bën blerësit të ndihen mirë. Është pjesë e industrisë së seksit, unë shes kënaqësi”.

Influencuesja specifikoi se çorapet dhe të brendshmet e përdorura janë shumë të kërkuara, të cilat ajo i shet për 50 dollarë. “Më kërkojnë edhe ujë të përdorur për banjë, qime sqetullash, fitoj me çdo gjë që më ngjitej në trup”, tha ajo.

Me paratë e para të fituara Rebekkah vendosi të hapë një fondacion kushtuar kafshëve. Blu nuk është e para që bëhet e njohur me këtë lloj biznesi: tiktokerja Stephanie Matto shet djersën e gjoksit të saj në internet.